Flash News

KRYESORE

Video-skandaloze/ ‘Populli’ i Saimir Tahirit sulmon gazetaren: Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit

Video-skandaloze/ ‘Populli’ i Saimir Tahirit sulmon gazetaren: Ta

Pasi Këshilli i Rregulloreve vazhdoi mbledhjen jashtë kamerave, Saimir Tahir dha një deklaratë për mediet, jashtë Kuvendit. Ai hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë dhe akuzat e ngritura ndaj tij i quajti politike. Ndërkohë njerëz të shumtë, mbështetës, e kanë pritur jashtë Kuvendit, me brohoritma, puthje dhe përqafime. Po kush janë këta njerëz që e mbrojnë kaq shumë Tahirin?

Në video dëgjohen zërat e dy grave, të cilat shajnë gazetarët dhe nuk i lejojnë të bëjnë detyrën e tyre. Madje, njëra prej tyre, nuk pëlqen as pyetjen që gazetarja e News 24, Klodiana Lala, i bën Tahirit, duke derdhur kundër saj, një lumë fyerjesh, nga “gazetare e qelbur” e deri te “surratja”. Gratë irritohen aq shumë, sa kërkojnë largimin e gazetares, madje edhe e kërcënojnë me fjalët: “Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit”.

 

Të fundit