Flash News

KRYESORE

Video/ U refuzua nga Melania, Trump nuk i heq dot duart nga Macron

Vizita zyrtare e çiftit presidencial të Francës në “Shtëpinë e Bardhë” është publikuar shumë në media dhe më shumë se sa për qëllimin e vizitës, janë komentuar më shumë gjestikulacionet e Trump dhe Melania, që dhe janë bërë  virale në rrjet. Në fillim doli videoja ku Trump mezi i kap dorën Melanias, e cila e refuzonte gjatë gjithë kohës dhe në këto kushte mesa duket Trump “ka gjetur ngushëllim” në duart e Macron. Në disa faqe në rrjete sociale shihet momenti kur Trump i shtrëngon në disa momente të ndryshme duart Macron apo dhe i heq pluhurin nga xhaketa. Duke mos ruajtur asnjë rregull protokolli, Trump është shfaqur mjaft i ç`tensionuar në takimin me presidentin e Francës Emmanuel Macron, aq sa janë bërë dh ‘meme’ në rrjete sociale.

Të fundit