Flash News

KRYESORE

Videoja me ambasadorin/ Reagon zëvendësministrja Kuko: E befasuar, mediat po më përgojojnë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, i ka konsideruar të neveritshme disa media të cilat përgojojnë sikur ajo është zyrtarja e videos së shumëpërfolur bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Ne mediat shqiptare i përfol shumë deklarata e presidentit Ilir Meta, i cili tha se ka video përvëluese, pa folur asnjë detaj mbi përmbajtjen e tyre. Në vazhdim, mediat raportuan për videon komprometuese midis asaj dhe Soreca-s.

 

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të lë pa fjalë!”, shkroi zv/ministrja Kuko në Twitter.

 

Të fundit