Flash News

KRYESORE

Videoja që turpëron mesfushorin e Chelsea-s Jorginho

Videoja që turpëron mesfushorin e Chelsea-s Jorginho
Chelsea bëri gjithçka që të mund t’i bënte ballë Liverpool-it në takimin javës së 6-të të Premier League-s por u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi. “Të kuqtë” ishin të papërmbajtshëm, luajtën një futboll, të shpejtë, aq sa vuri në vështirësi edhe blutë e Londrës. Lojtarët e Chelsea-s dhanë shumë në fushë që të mbanin ritmin e rivalëve. Një moment mjaft interesant, por që e vë në siklet të madh mesfushorin e londinezëve, Jorginho ndodhi në minutën e 90-të. Aq shumë energji harxhoi lojtari, sa ndërsa po tërhiqej drejt zonës së rreptësisë të ekipit të tij, u parakalua me vrap nga gjyqtari i takimit Michael Oliver. Sigurisht që pamjet vënë në siklet Jorghino-n, që do të jetë i detyruar të stërvitet edhe më shumë, që të mos bëjë të tilla figura.

Të fundit