Flash News

KRYESORE

Vidhet kasaforta e një marketi dhe një ‘Range Rover’ në Gjirin e Lalëzit

Vidhet kasaforta e një marketi dhe një ‘Range Rover’

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirin e Lalëzit.

Persona të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë.

Të fundit