Flash News

KRYESORE

Vizatoi fytyrën e saj në kokë, Luana surprizohet nga fansi

Vizatoi fytyrën e saj në kokë, Luana surprizohet nga fansi

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi në Shqipëri dhe ajo ndiqet nga thuajse të gjitha moshat në rrjetet sociale.

Luana ka shumë fansa dhe disa prej tyre shpesh herë i bëjnë surpriza për t'i tërhequr asaj vëmendjen.

Së fundmi ka qenë një djalë i vogël i cili e ka lënë moderatoren pa fjalë me veprimin e tij.

Ai ka vendosur të presë flokët duke "gdhendur" në kokë fytyrën e Luanës.

"Uau. S'kam fjalë", ka shkruar Luana Vjollca bashkangjitur videos në Instgram.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja surprizohet në këtë mënyrë, pasi ka pasur nga ato raste kur fansat e saj kanë bërë tatuazh emrin e saj.

https://www.instagram.com/p/BqMyw9MAVCk/

Të fundit