Flash News

KRYESORE

Vokshi i përgjigjet Ramës: Nuk ka gazetarë kriminelë, po bën propagandë me fatkeqësinë

Ish deputetja e PD-së Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se sulmon gazetarët për të mbuluar përgjegjësitë në keqmenaxhimin e emergjencës. Me një status në Facebook, ajo u shpreh se nuk ka gazetarë kriminelë, por ka kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

“Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën. “, shkroi ajo.

Ish deputetja shton se kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyer, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

“Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.”.

Të fundit