Flash News

KRYESORE

Vokshi: Rama po shfaq tipare diktatori, kërkon të godasë zërat kritikë

Vokshi: Rama po shfaq tipare diktatori, kërkon të godasë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mendon se qeveria Rama e ka krijuar paketën antishpifje, pasi ka për qëllim që të godasë zërat kritikë në vend.

“Nuk ka pasur një proces konsultimi. Askush nuk di se çfarë është rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare. Drafti kur është kërkuar në Këshillin e Ministrave ka qenë i papërfunduar. Është çuar me shpejtësi të madhe dhe kjo është arsyeja përse është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet ashtu siç i ka në mendje Edi Rama.

Më rezulton se në nenin 24 pika 2, thuhet bllokohet aksesi në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale, përfshirë cënimin e sigurisë kombëtare. Në padinë që mua më ka bërë kryeministri, se kam bërë status për check up, kërkohet një gjobë prej 10 milionë lekësh, plus që unë duhet ta përgënjeshtroj statusin që kam bërë. Në rreshta, thuhet se statusi që unë kam bërë cënon sigurinë kombëtare.

Duhet thënë se mediat e mëdha janë të kapura nga qeveria, kanë lidhje me qeverinë përmes interesave të pronarëve të tyre. Kurse nuk mund të thuhet kjo me portalet. BE-ja e di këtë. Rama po shfaq tiparet e një diktatori me këto sjellje”, tha Vokshi në emisionin “Të Pakespozuarit” në News 24.

Të fundit