Flash News

KRYESORE

Vrasje me armë zjarri në Durrës

Vrasje me armë zjarri në Durrës

Një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti të ndodhur pak pas mesditës në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit, ndërsa viktima është me inicialet S.D., rreth 40 vjeç.

Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa personi është dërguar i plagosur në spital por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është futur në operacion.

 

Të fundit