Flash News

KRYESORE

Vrau gruan në dyqanin e metrazheve, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk isha në vete, në ato momente e humba fare

Vrau gruan në dyqanin e metrazheve, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin në familje një ditë më parë në Durrës, ku burri qëlloi për vdekje me hanxhar të shoqen në dyqanin e tyre të metrazheve.

Autori, Ruzhdi Tosuni në dëshminë e tij në polici ka rrëfyer shkakun që e shtyu të kryejë krimin që tronditi jo vetëm qytetin bregdetar.

Sipas tij, shkak ka qenë një debat për shitjen e dyqanit.

"Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Më herët kishim diskutuar edhe divorcin. Punët aty s'ecnin mirë dhe i thashë ta shesim që të ndanim paratë. Aty nisi gjithçka, por ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi sipër e qëllova me hekurin qe mbyllnim qepenin”, mësohet të ketë deklaruar Tosuni.

"Ajo tentoi të dilte nga dyqani , por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare '' ka rrëfyer autori .

Ngjarja ndodhi dje ne mesditë në sheshin"Azem Hajdari " ndërsa autori u arrestua menjëherë në flagrancë.

Të fundit