Flash News

KRYESORE

Vuçiç pas problemeve në zemër: Jam mirë, të hënën nis punë

Vuçiç pas problemeve në zemër: Jam mirë, të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se e ka kaluar gjendjen e vështirë, pas shqetësimeve që pati në zemër. Pasi shfaqi probleme, ai u shtrua menjëherë në spitalin ushtarak të Serbisë, ku mori ndihmën e parë. Mjekët thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahet në vëzhgim.

Këshilltarja e presidentit, Suzana Vasiljeviç, u shpreh se ai u la në spital, për të shmangur komplikacionet.

Vuçiç ka pasur edhe më parë probleme me zemrën. Madje ai shkoi në rusi për të kryer kontrolle më të specializuara. Nisur nga interesimi i opinionit publik, ai lajmëroi se ndihej mirë dhe se të hënën niste punën normalisht. Ai nuk harroi të falënderonte mjekët për punën dhe kujdesin e treguar ndaj tij.

Të fundit