Flash News

KRYESORE

Vuçiç për VOA: Bisedat me Pompeon për Kosovën. E kuptojmë qëndrimin e SHBA-ve, por luftojmë për interesat tona

Vuçiç për VOA: Bisedat me Pompeon për Kosovën. E

Intervistoi: Ivana Kostantinoviç

Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

 

Zëri i Amerikës: Ishit në bisedime me Sekretarin e Shtetit Majk Pompeo, kishit bisedime tjera këtu në Nju Jork. Thoni se i keni kërkuar Amerikës që në ndonjëfarë mënyre të ndikojë për heqjen e taksave. A morët ndonjë përgjigje nga zyrtarët amerikanë?

Aleksandar Vuçiç: Mbi të gjitha mora përgjigjen se Amerika është për heqjen e taksave që nga momenti i vendosjes së tyre. Sepse kjo është masë antiligjore, e kundërt me të drejtën ndërkombëtare, me normat qytetëruese dhe me atë mbi të cilën bazohet Amerika, dhe ky është qarkullimi i lirë i mallrave, kapitaleve, shërbimeve, që janë gjithçka mbi të cilat bazohet bota moderne. A mundet Amerika të bëjë ndonjë presion më të fortë- besoj se mundet. A ishte rasti kësaj here- mendoj se tani të gjithë presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e këtyre zgjedhjeve. Atje situata është e tillë që keni katër lista politike që janë rreth njëzet përqind, kësisoj vështirë të parashikohet rezultati përfundimtar dhe mënyra sesi do të ecin gjërat gjatë fushatës. Merrni me mend, nëse me 6 tetor, data më e mundshme që atje të mbahen zgjedhjet, ato do të mbahen, atëherë në muajin dhjetor do të keni formimin e qeverisë, dhe pikërisht atëherë duhet pritur një presion më i fortë për të filluar një dialog thelbësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Unë, në emër të palës serbe, u thashë se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe me t’u hequr taksat mund të bisedojmë, sepse duhet të ekzistojnë kushtet elementare dhe besimi mes bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë ne se duhet të bisedojmë për diçka dhe të merremi vesh. Por nëse ju vendosni taksa në mënyrën sesi i keni vënë, atëherë ky besim nuk ekziston.

Zëri i Amerikës: pas bisedimeve me Pompeon keni thënë se „nuk është me rëndësi çmimi politik që duhet paguar, por njerëzit në vendin tonë kanë veshë pak a shumë të dobët dhe nuk duan të dëgjojnë gjëra që kanë lidhje me realitetin, por gjëra që kanë lidhje me mitet tona“. Çfarë do të thotë kjo saktësisht, për cilin mit e keni fjalën dhe çfarë është ajo që nuk dashkan të dëgjojnë njerëzit në vendin tonë“?

Aleksandër Vuçiç: Ne gjatë gjithë kohës luajmë buadallain sikur nuk ditkemi se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për Kosovën dhe Metohinë dhe unë nuk e kam të vështirë ta them një gjë të tillë. Edhe kur analizoni vitin 2000, njerëzit atëbotë thoshin, „ta shkatërrojmë Sllobodan Millosheviçin, Kosova është çështje e demokracisë“. Atëherë na thoshin „standardet para statusit“ si qeveria e atëhershme në Beograd  po ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare. Atëherë ia filluan ta presin Havier Solanën e gjithë të tjerët me tapet të kuq, për të treguar se, në fakt nuk janë ata që e kanë bombarduar Serbinë, por Millosheviçi dhe regjimi i tij ka qenë shkaku kryesor i atij bombardimi. Atëherë patëm 17 marsin 2004, progromi i parë i madh, dëbimi i popullsisë serbe, vrasja e njerëzve tanë, shkëtërrimi dhe djegia e shtëpive si dhe e vendeve tona të shenjta në Kosovë e Metohi- e reaksioni i Serbisë ishte asgjë. Megjithë deklaronin se na duhet unitet, më duket se për të gjithë qytetarët, atëherë rriheshin brenda pushtetit sesi të formohej një pushtet i madh, e atëherë patëm vitin 2008, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Çfarë është ajo që kam thënë dje? Amerika në vitin 2008, njohu pavarësinë e Kosovës. Dhe të gjithë vendet e rëndësishme të Perëndimit në vitet 2008 dhe 2009, njohën pavarësinë e Kosovës. Por a mendoni ju se Serbia sot është një një gjendje më të mirë ekonomike, megjithëse në fushën e politikës së jashtme është më e fortë dhe ka më shumë respekt për të nëpër botë, a mendoni ju seriozisht se ne jemi në gjendje të ndryshojmë vendimin e SHBA-ve?

Zëri i Amerikës: Kjo do të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën?

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të thotë kështu. Kjo do të thotë se do të luftojmë, por e kuptojmë edhe qëndrimin e Amerikës që është ai që është. Sepse unë nuk mund të pranoj atë që lexoj në mediat tona, jo rrallë në media për të cilat thuhet se mbështesin politikën e shtetit, për të mos folur për të tjerat- kritikojnë çfarë u vjen ndër mend pa u menduar aspak dhe pa patur asnjë qëndrim të caktuar, dhe shkruajnë se Trampi ka ndryshuar politikën, vetëm të jenë punët kështu siç janë sepse gjithçka ka për të qenë ndryshe. Njerëz, ata kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kjo është politika e tyre, kjo nuk do të ndryshojë. Ajo që kërkojmë ne është që të luftojmë për interesat tona, të nxjerrim sa më shumë që mundemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi dhe sa më shumë të mundemi për Serbinë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë. Ecim nëpër një fije të hollë peri, në një kuadër që është tmerrsisht i ngushtë, i thyeshëm, i hollë dhe japim gjithçka nge vetja, duke u përpjekur duke luftuar, që të nxjerrim sa më shumë për vendin. Ndoshta problemi është se unë nuk dua, si gjithë të tjerët, kur takohem me ndokënd, të bëj si hero kombëtar dhe të them se kemi ndryshuar gjithçka, sepse kam dëgjuar kësi badallallëqesh edhe kur ishim në Bruksel dhe kur disa njerëz vijnë këtu ose në disa vende të tjera. Njerëz, situata jonë është e vështirë, nuk ka për të qenë më e lehtë në periudhën e ardhshme, përkundrazi, por kemi luftuar deri tani, kemi treguar se vendin mund të shtyjmë përpara në mënyrë dramatike, si në kuptimin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Ajo që, sipas mendimit tim, është pasoja më e mirë e të gjitha bisedave që kam patur në SHBA, dhe ndoshta përsëri për një muaj do të kem bisedime me të gjithë shtetarët botërore, është se ata kanë pranuar të na dëgjojnë. Se kanë dashur e duan të dëgjojmë se çfarë ka për t’u thënë Serbia, cila është ajo që nuk mund ta bëjmë dhe çfarë nuk dëshirojmë të bëjmë, cila është e ardhmja e Ballaknit, si e shohim neve përparimin e ekonomisë serbe, përse ai është me rëndësi për ne që njerzit të mos na largohen, të mos na shkojnë në Amerikë, Gjermani, Zvicër, Austri etj. Nga njëra anë keni gjëra që janë të papajtueshme në kuadrin ekzistues për të bërë atë që mundemi. Kushtet tona janë të vështira. Falenderoj Sekretarin Pompeo që më dëgjoi dhe deshi të dinte për pozicionin e Serbisë.

Sot pata bisedime edhe me zotin Methju Palmer (Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit të SHBA) dhe me zotin Dejmon Uilson (Kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik) dhe e dini mirë se këta janë njerëz që në thelb merren me Serbinë, Ballkanin, Kosovën dhe Metohinë, këto bisedime nuk ishin të lehta, por ata janë njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë.

Zëri i Amerikës: Ju, kur bisedoni me këta njerëz jeni edhe vetë i vetëdijshëm se Amerika mbështet pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë kuptim kur flitet për normalizimin, pritet edhe njohja reciproke. Kur kërkoni mbështetje nga Amerika që të bëjë presion mbi qeverinë në Prishtinë për të hequr taksat në mënyrë që të hapet dialogu- cili është qëllimi final i këtij dialogu, çfarë ofroni ju si zgjidhje në këtë dialog?

Aleksandër Vuçiç: Kam dëgjuar gjithçka që ofrojnë ata, dhe ju e dini se në njëfarë kohe edhe unë kam ofruar, por askush në botë nuk deshi, se shqiptarët nuk deshën...

Zëri i Amerikës: Mendoni për ndërkufizimin?

Aleksandër Vuçiç: Po. Por shërbime të ndryshme botërore edhe në Beograd, gjetën shumë politikanë që duan të punojnë për të tjerët, dhe jo për interesat serbe.

Zëri i Amerikës: Ju keni kërkuar mbështetjen e Amerikës për ndërkufizimin?

Aleksandër Vuçiç: Pozita e Amerikës është disi ndryshe dhe nuk kam mundur, për këtë çështje, të flas keq për pozicionin e SHBA-ve. Pozicioni i tyre është, jo në këtë kuptim, pozicioni jonë është më i vështirë këtu sesa në vendet e tjera. Do t’ju tregoj për ndryshimet mes Amerikës dhe Europës: Gjermania në mënyrë të veçantë kishte qëndrimin: nuk ka ndërkufizim, por nuk do të flasim për këtë se cili ka për të qenë synimi përfundimtar, kjo serbëve do t’ua heqë truallin nën këmbë dhe për pasojë vetë serbët do të duan të largohen nga bisedimet gjë që nuk e duam kurrsesi. Pra, unë solla këtu atë sesi janë gjërat në këtë moment, Amerikanët ishin më të hapur, ata thanë se nuk u intereson se cila është marrëveshja jonë, nuk jemi të entuziazmuar me idenë e Vuçiçit sepse e kemi njohur Kosovën në këto kufinj që ka tani dhe do të dëshironim, dhe këtë e thonë haptazi edhe sot, që të vijë puna deri te njohja e ndërsjelltë. Sepse ata gjithçka deshën ta arrijnë e arritën në vitin 2008. Patën njëfarë reaksioni nga qeveria e atëhershme në Beograd, dhanë deklarata, por historia për Kosovën e pavarur për ta ishte e mbyllur. Atëherë u shfaq një Serbi disi më e fortë të cilën po e ndërtojmë prej 6-7 vjetësh dhe së cilës edhe sot po përpiqen t’i thonë se në Kosovë e Metohi ka pak interesa serbe. Këtu tani ekzistojnë iniciativa të ndryshme, nuk ka propozime zyrtare, unë mund të them se në cilin drejtim po ecin ato. Mund të them se cilat janë frikërat dhe stepjet e  mia.

Zëri i Amerikës: Meqënëse, pak a shumë, në Amerikë së paku, është e qartë se çfarë pritet nga Serbia- ta njohë Kosovën- a do të jeni ju ai politikan që do ta njohë Kosovën?

Aleksandër Vuçiç: Unë mund të them se kësaj pyetje i jam përgjigjur shumë herë. Mund të bisedojmë, mund të dialogojmë, mbi gjithçka kur bëhet fjalë për kompromisin. Për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka dhe Serbia të mos marrë asgjë- nënëshkrimin tim nuk keni për ta patur kurrë. Nuk keni për të patur as mbështetjen time. Në këtë moment jam President i Serbisë, mund të gjeni dikë tjetër që do të pranojë, pa kurrfarë kompromisi, duke iu nënshtruar ultimatumeve, që ta pranojë këtë. Për këtë kam ofruar zgjidhje kompromisi edhe dje kam folur për të gjitha opsionet e mundshme të zgjidhjeve me kompromis, nuk është në shqyrtim vetëm ndërkufizimi, por kemi biseduar për gjithçka ka ndodhur, si kanë ecur punët, doktrina e Halashtajnit, pastaj ajo e dy Gjermanive, nëpërmjet modaliteteve të ndryshme, koncepteve, shumë gjëra i kemi biseduar nëpërmjet bisedimeve joformale...

Por nëse guxoj t’ua them mënyrën sesi unë e shoh që gjerat do të zhvillohen në të ardhmen për këto çështje- më duket se, nëse do të vijë puna deri këtu, sepse sot në Bijaric e patë se Europa i dha një shuplakë politike Amerikës për shkak të së ashtuquajturës politikë të përbashkët të sigurisë dhe për shkak të, sikurse thonë, politikës së gabuar tregtare të Trampit, nëse Perëndimi do të mund të merret vesh brenda tij, e unë supozoj se mundet, në fund të fundit. Unë pres të kemi presione të mëdha ndaj Beogradit, nuk kemi për ta patur të lehtë, por do të luftojmë. Por duhet ta kuptojmë se ëndërrat tona boshe nuk kanë lidhje me realitetin. Dhe ai që më thotë se gjithçka është e lehtë, do t’i pyesja se përse i përse i keni liruar vëllezërit Mazreku në vitin 2000, përse lejuat progromin në vitin 2004, përse lejuat pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe përse vendoset kufirin në Jarinë dhe Brnjak etj. Dhe para të gjithë këtyre, ju a thashë edhe sot, meqënëse jam shumë serioz, sepse e di se nuk guxoj të kërcënoj marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve, dhe nuk kam  për ta bërë këtë, sepse e di sesa jam si individ i vogël dhe sa e vogël është Serbia në raport me SHBA-të, dhe Serbinë e dua me gjithë zemër, ndërsa Amerikën e respektoj si fuqinë më të madhe. Por Serbinë e dua dhe për Serbinë luftoj dhe e di mirë se çfarë është katastrofa për Serbinë. Çdo luftë, çdo konflikt, çdo poshtërim, gjithçka është katastrofë për Serbinë dhe të gjitha këto ua kam thënë bashkëbiseduesve tanë.

Zëri i Amerikës: Kjo do të thotë se i keni paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë njohje reciproke, ndoshta eventualisht, mund të vijë puna deri te destabiliteti në rajon, për të mos thënë luftë?

Aleksandër Vuçiç: Jo, unë nuk kam folur për këtë. Përkundrazi. Unë kam folur për mundësinë mbi ekzistencën e destabilitetit nëse nuk ka dialog, nëse nuk ka bisedime. Ndërsa për këtë mundësi nuk kam folur aspak.

Zëri i Amerikës: Por dialogu pritet të përmbyllet me normalizimin e marrëdhënieve të cilat nënkuptojnë edhe njohjen e ndërsjelltë?

Aleksandër Vuçiç: Prisni pak, këtë e thonë amerikanët, europianët ende nuk kanë thënë asgjë, dhe ne kemi thënë se nën cilët kushte nuk është e mundur. Unë them- nëse ekziston mundësia që problemet t’i zgjidhë dikush tjetër, të ketë mbështetjen e popullit, zgjidhni dikë tjetër.

Zëri i Amerikës: Sa mendoni ju se Amerika dhe Europa do të jenë të predispozuara të punojnë për zgjidhjen e  problemit të Kosovës?

Aleksandër Vuçiç: E cila është alternativa?

Zëri i Amerikës: Tani për tani keni një pozitë të mirë te amerikanët, keni mbështetjen e amerikanëve, do të keni edhe mbështetjen e Europës, kjo do të thotë se pritet që edhe ju të bëni diçka?

Aleksandër Vuçiç: Sepse amerikanët e dinë mirë një gjë: e dinë se jam njeri për të cilin kompromisi nuk është humbje, se jam njeri racional i cili përpiqet që për vendin dhe popullin e tij të nxjerrë sa më shumë. E dinë se jam një njeri të cilit i intereson më shumë Serbia sesa e ardhmja e tij politike- gjë që nuk ishte kështu me paraardhësit e mi. Dhe për këtë bisedojnë me mua dhe për këtë nga anë të ndryshme mund të dëgjoni, megjithëse edhe më parë ishte „nuk mundemi Vuçiç t’ju garantojmë antarsim në BE në vitin 2025“, tani në shumë vende mund të dëgjoni, sepse për këtë është folur edhe në Shopron në bisedën mes Orbanit dhe Kancelares Merkel, e patë se çfarë ndodhi në Biujaricë, e shihni se çfarë po ndodh këtu. Në përputhje me të gjitha këto, situata jonë në këtë moment është e vështirë, por për disa gjëra që më përpara na thoshin se nuk mun d t’i kemi, sot jam i sigurtë se mund t’i kemi. A është kjo diçka që është afër me ëndërrat tona apo diçka që ne e kemi dëshiruar-jo, me vite dritë jemi larg. Por ama është diçka më shumë në raport me atë që na është pas ofruar para 7-8 vitesh- po, është diçka më shumë.

Zëri i Amerikës:Çfarë pret të fitojë Serbia?

Aleksandër Vuçiç: Çfarë do të marrim? Ju tani po flisni sikur të jetë arritur diçka dhe ndërkohë ne ende nuk kemi filluar as dialogun.

Zëri i Amerikës: Çfarë do të fitojë Serbia? Madje edhe disa prej bashkëbiseduesve tuaj përmendin se çfarë do të fitojë Serbia nëse e zgjidh problemin e Kosovës, se njerëzit këtë do ta kuptojnë, edhe në familjet e tyre, do të kenë mundësi dhe mënyra që të shkollojnë fëmijët, se do të kenë opsione që të përzgjedhin se çfarë duan të blejnë dhe ku dëshirojnë të kalojnë pushimet verore, dhe se në raport me këtë, populli do ta falë vendimin shumë të vështirë për njohjen e Kosovës.

Aleksandër Vuçiç: Unë nuk jam këtu që të pres që dikush të më falë për diçka, unë nuk kam bërë asgjë të keqe për vendin tim, përkudrazi. Ja ku po ju pyes ju, e thuajuni qytetarëve tuaj nëse mundeni, për çfarë jeni ju? A do të dëshironit ta njihnit pavarësinë e Kosovës? Unë e di se cila do të ishte përgjigja juaj dhe nuk pres të më përgjigjeni publikisht, por po u flas për hipokrizinë e përgjithshme në Serbi, për hipokrizinë e përgjithshme te të gjithë ne. A është ky qëllimi juaj që ta hidhni fajin te unë?  Pavarësia e Kosovës është shpallur në vitin 2008, e unë të jem fajtor për këtë? Ky është kuptimi?

Zëri i Amerikës: Askush nuk po ju hedh asgjë. Ju jeni President i Serbisë. Ju merrni pjesë në bisedime. Dhe Ju jeni ai që merr vendimet për të ardhmen e Serbisë...

Aleksandër Vuçiç: Po, por unë ju pyeta, më thoni...

Zëri i Amerikës. Po, por jam unë që ju kam ftuar në intervistë, ndoshta kur do të më ftoni ju për një intervistë...

Aleksandër Vuçiç: Nuk kam për t’ju ftuar në intervistë, unë mendova se po bisedojmë dhe se guxoj edhe unë t’u bëj ndonjë pyetje, ashtu në mënyrën më të zakonshme, njerëzore. Por në Serbi një pyetje të tillë nuk guxoj t’ia bëj askujt. Më kujtohet në atë kohë, Millosheviçi kur mori vendimin që, de fakto të respektojë Marëveshjen e Kumanovës, 99% e njerëzve u gëzuan se u ndërpre agresioni, të gjithë e sulmonin për vendimin e marrë, por ama gëzonin. Sot të gjithë presin të jetojnë mirë e bukur, kur humbasim nga taksa 350 milion dollarë, njerëzit heshtin, por që pas dy ditësh të më thonë, ej Vuçiç, siguro popullin tonë në Kosovë, që të ketë të hajë e të pijë, ne nuk e dimë sesi do ta sigurosh një gjë të tillë, por ti je fajtor nëse nuk e siguron një diçka të tillë. Nëse nuk na siguron paga dhe pensione më të mëdha, ti je fajtor, dhe do të jesh fajtor në mënyrë të veçantë, nëse pas disa shekujve, dhe në mënyrë të veçantë pas dhjetëvjeçarëve të fundit të politikës tonë katastrofale për Kosovën, do të marresh pjesë në çfarëdo gjëje që nuk i shkon për shtat ëndërrave dhe miteve tona. Po ju përgjigjem edhe njëherë: nuk kam për të marrë pjesë në këtë, dhe nëse do të bie dakord për ndonjë gjë, nuk kam për tu larguar nga kjo, kjo do të thotë se kemi arritur kompromis, dhe jo atë që ne të mos marrim asgjë e ata të marrin gjithçka. Dhe kurrë nuk kam për tu fshehur pas agjëje dhe askujt, dhe do të bëj gjithçka që njerëzit në Serbi të kenë më shumë verime dhe që njerëzit në Serbi të jetojnë më mirë dhe të shohin të ardhme, megjithëse personalisht më shumë i gëzohem punës së mirë sesa verimit, por njerëzit janë të ndryshëm. Shoh se është bërë mjaft popullore në Serbi që të punosh 3-4 ditë në javë, në vend të 5-6 ditëve, unë nuk di se çfarë do të bëja me veten nëse nuk do të punoja 6 apo 7 ditë.

Të fundit