Flash News

KRYESORE

Ylli Rakipi: Ku dallon Edi Rama me Sali Berishën

Ylli Rakipi: Ku dallon Edi Rama me Sali Berishën

Për gazetarin Ylli Rakipi, ka një ndryshim të madh mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në studion e emisionit “I ftuari” në A2 CNN, Rakipi argumenton se njerëz me rekorde kriminale vërtiteshin në PD, por nuk futeshin në zyrën e Berishës, ndërsa thekson se sot ata mund t’i gjesh në krye të bashkive qe drejtohen nga Partia Socialiste.

“Berisha është njeriu që vuri një vulë të fortë në Shqipëri. Berisha ka ardhur mbi disa principe. Sigurisht ka dritëhijet e tij të fuqishme. Sali Berisha bën një rrugë, i cila mendohet se është vjedhur një pjesë, por rruga është atje nëse shkon. Ndërsa ky nuk bën asnjë vepër e na lë me breza në borxhe. Njerëzit me rekorde kriminale mund të vërtiteshin në Partinë Demokratike, por jo në zyrën e Berishës, as në Parlament nuk shkonin. Ky i kishte në Parlament, i ka në tryezë, i ka në krye të bashkive, njerëz që kanë ndërruar emra. Ky është si nata me ditën. Autoritarizmi i Sali Berishës është ballkanik, por Berisha ka 6 vjet që ka ikur, po o more me Sali Berishën mbaron këtu”, u shpreh Rakipi.

Të fundit