Flash News

KRYESORE

Yuri Kim: Mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë

Yuri Kim: Mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ka shpërndarë deklaratën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se Gjykata Kushtetuese dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë gati brenda vitit.

Yuri Kim shprehet se zbatimi i Reformës në Drejtësi është shumë i rëndësishëm dhe të mos i dorëzohen kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë

"Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevoja për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë." shkruan Yuri Kim.

 

Të fundit