Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zaev optimist: Në Samitin e Zagrebit do ketë vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi nga Gjeneva se Bashkimi Evropian dërgoi një sinjal se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në familjen evropiane. Ai shtoi se proceset duhet të vazhdojnë, sepse ekziston mundësia për zhvillim të nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor.
Për Zaevi, është diçka pozitive që Kroacia do të kryesojë BE-në që nga janari i 2020-ës, sepse do të jetë e fokusuar te rajoni.
“Kam shpresë se në Samitin e Zagrebit do të ketë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Republikën e Shqipërisë dhe për tërë rajonin.
Maqedonia e Veriut po zhvillon me sukses shoqërinë multietnike përmes konceptit ‘Një shoqëri për të gjithë’. Bëri reforma, marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë dhe nga një regjim autoritar e ripërtëriu demokracinë.”, tha kryeministri maqedono-verior pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, në forumin e Davosit, që po mbahet në Gjenevë.