Flash News

KRYESORE

Zbardhet agjenda e samitit ‘Brdo-Brijuni’ në Tiranë

Zbardhet agjenda e samitit ‘Brdo-Brijuni’ në Tiranë

Është zbardhur agjenda e samitit ‘Brdo-Brijuni’ që do të organizohet në Tiranë në datat 8-9 maj.

Ceremonia e mirëseardhjes do të nisë në orën 09:00, ku presidenti Ilir Meta do të presë homologët kroatë dhe sllovenë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Borut Pahor.

Më pas do të zhvillohet takimi plenar që do të moderohet nga presidentët Pahor dhe Kitaroviç, ndërsa fjala e hapjes së samitit do të mbahet nga presidenti Meta.

Pas këtij takimi, Meta së bashku me Kitaroviç dhe Pahor do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në samitin ‘Brdo-Brijuni’ do të marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa të ftuar do të jenë presidenti i Polonisë dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Të fundit