
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zbardhet vrasja e 26-vjeçarit, tekniku i kondicionerëve u vra nga djemtë e pronarit të vilës në Tiranë

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së një dite më parë në rrugën "Muhamet Gjollesha", në Tiranë, ku për pasojë u qëllua me plumb në kokë tekniku i kondicionerëve.
26-vjeçari Indrit Çela ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër, policia ka shpallur ne kerkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku po punonte viktima, si autorët e dyshuar të krimit.
Sipas policisë, G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, A. K, 28 vjeç qëlluan me armë teknikun pas një konflikti të çastit.
Deri tani, janë arrestuar pronari i vilës dhe katër persona të tjerë që kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar në polici për krimin e ndodhur, ndërsa i kanë kërkuar një të riu, me të cilin kishin lidhje shoqërore, të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”
F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

