Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Zekthi kritikon “Bllokun”: Në SHBA, Isuf Kalos do i hiqej titulli. Preç Zogaj kundër
Politiko
16 Shtator 2019, 23:06
Fitim Zekthi shprehet se libri “Blloku” i Isuf Kalos synon të promovojë Enver Hoxhën si një lider autoritar dhe të mirë. Analisti shkon dhe më tej teksa thekson se nëse ky libër do të ishte shkruar nga një profesor, në SHBA apo në Angli atëherë do t’i ishte hequr titulli.
“Libri ka dy shina, që tregon një bllok rozë. Shina e dytë është glorifikimi i krimeve të komunizmit. Enver Hoxha aty del si një lider autoritar, i mirë. Ai është profesor. Nëse në SHBA dhe Angli, do shkruante një libër të tillë do t’i ikte titulli profesor. Nuk mund të jepte mësim, nuk duhet kurrë që një person të shkruaj kështu. libri bën këtë gjë, zbukuron krimet”, sqaroi Zekthi në ‘Opinion’.
Qëndrimet e tij hasën në kundështimet e Preç Zogajt, që shtoi se Isuf Kalo merret me pacientin në libër dhe jo me diktatorin.
“Ai e ka shkruar librin me një lloj elegance. Ai si mjeku i Enver Hoxhës, qëndron pas mjekut dhe për personazh ka pacientin jo diktatorin. Është një libër për Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën”, analizon Preç Zogaj.
Isuf Kalo është ish-mjekur personal i diktatorit Enver Hoxha.