
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Gentian Zyberi
Nuk kam diçka personale me Skënder Gjinushin, edhe pse i përkas një brezi që u detyrua të largohet prej vendit edhe për arsye të politikave të gabueshme të formuluara dhe të ndjekura prej klasës politike që ka udhëhequr vendin tonë në tri dekadat e pas vitit 1990, të cilës Gjinushi i përket si ish-kryetar partie deri para disa ditësh dhe deputet në Parlament deri në vitin 2009.
Gjithsesi, ky shkrim nuk mëton të trajtojë karrierën apo filozofinë politike të Gjinushit, por lidhet me procesin e zgjedhjes së tij si kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Fillimisht, duhet të them se është tragjike që, pas gati 30 vjetësh hapje dhe lirie, brezash të shkolluar në Perëndim, dhe kapaciteteve intelektuale të konsiderueshme, një institucion elitar si Akademia e Shkencave, prej datës 24 maj 2019, do të drejtohet prej një personi kontributet e të cilit për shkencën shqiptare në këto tri dekadat e fundit janë krejtësisht minimale.
Po të përdorim gjuhën e matematikës, sfondit profesional të kryetarit të ri të Akademisë, këto kontribute tentojnë drejt zeros. Këto rezultate minimale reflektohen në Google Scholar, një prej vendeve kryesore ku këto kontribute maten dhe reflektohen për të gjithë shkencëtarët, por edhe në biografinë e Gjinushit në faqen e internetit të Akademisë, për aq sa kjo lejon vlerësim. Përveç mungesës së konkurrencës në këtë zgjedhje me një kandidat të vetëm, për secilin prej posteve drejtuese, një fakt tjetër shumë problematik është edhe mungesa totale e balancës gjinore në kandidaturat e paraqitura për strukturat drejtuese të Akademisë.
Problemi është struktural dhe përfaqësues, sepse prej 28 anëtarëve të rregullt të Akademisë, vetëm 3 janë gra, gjegjësisht Aurela Anastasi, Floresha Dado, dhe Egjeni Kongjika. Ky është një tjetër turp për shkencën shqiptare në shekullin e 21-të, kur ka plot gra shqiptare me rezultate akademike më të larta se gjysma e akademisë ekzistuese të marrë së bashku me kryetarin e ri të saj.
Problemet me Akademinë e Shkencave nuk janë të reja dhe janë trajtuar gjerësisht edhe më përpara, por kryesisht në trajtën e përplasjeve politike në distancë. Në një Takim Vjetor të studiuesve shqiptarë që Instituti Alb-Shkenca organizoi para disa vitesh ftuam kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e rastit që dha, në vend që të lexonte fjalën e përgatitur, ai zgjodhi të lëshohej në një tiradë pa fund e fillim, ku kryeministri akuzoi Akademinë, ndër të tjera, për faktin që nuk regjistronte të rinjtë që përfundojnë studimet post-diplomike në Perëndim për master dhe doktoratë?
A thua se funksioni i Akademisë ishte të krijonte e mbante regjistrin që në fakt do të duhej ta mbante ministria nën varësinë e tij. Akademia në fakt mund të kritikohet me vend për faktin që nuk ka krijuar ndonjë mundësi angazhimi konkret me studiuesit e rinj shqiptarë nëpër botë apo në rajon.
Në të njëjtin takim, kryeministri Rama, që ka qejf të matet me hijen e mëngjesit, përmendte shembuj suksesi nga disa vende kontributi i të cilëve për kërkimin shkencor dhe zhvillimin është nga 2-4.5 për qind të PBB-së, dhe harronte të shtonte se buxheti i Shqipërisë për kërkimin shkencor dhe zhvillimin është në shifra minimale, krahasuar edhe me rajonin tonë. Për vitin 2018 ai zë buxhetor, sipas Bankës Botërore, është në kufijtë e 0.15 për qind të PBB-së.
Që dje, besoj që kryeministri Rama do të ketë një shqetësim më pak me Akademinë, sepse ajo drejtohet nga një aleat politik (apo ish-aleat) në zgjedhjet lokale që po afrohen! Ndërkohë, për ata që me të vërtetë shqetësohen për Akademinë dhe zhvillimin e vendit, ndryshimi i kryesisë dhe anëtarësisë në bazë të meritokracisë dhe balancës gjinore dhe angazhimit të studiuesve të rinj duhet të jenë prioritet prej datës 27 maj 2019.
Sa i përket kontributit të pritshëm të Akademisë apo universiteteve tona në kërkimin shkencor, ai do të mbetet në nivel të ulët, përsa kohë investimi është në nivele minimale, dhe politikat zhvillimore të kërkimit shkencor dhe menaxhimi i buxhetit mbeten pre e kalkulimeve politike dhe fushatave zgjedhore. Për kolegët e Akademisë sonë, që njihen dhe vlerësohen gjerësisht për kontributet e tyre shkencore, kam një sugjerim, ose ndryshojeni rrënjësisht Akademinë, ose jepni dorëheqjen.
Do të jetë fatkeqësi nëse figura të nderuara si ju do të lejoni të vazhdoni të përdoreni si gjethe fiku për të zbukuruar vitrinën e pluhurosur të Akademisë!
*Gentian Zyberi, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut dhe drejtor i Qendrës Norvegjeze për të Drejtat e Njeriut, Universiteti i Oslos, Norvegji.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

