Flash News

KRYESORE

Zheji: Ramën do ta hedh në gjyq, ka shpifur ndaj meje në kuvend

Zheji: Ramën do ta hedh në gjyq, ka shpifur ndaj meje në kuvend

Drejtuesi i emisionit "360 gradë" Artur Zheji deklaroi se do ta padisë kryeministrin Edi Rama për shpifje. Ai iu përgjigj kreut të qeverisë që në parlament e akuzoi moderatorin se kishte raportuar se vajza e tij është e dashura e ministrit të Jashtëm.

“Nuk kam thënë asnjëherë unë personalisht kurrë, kurrë as nuk do ta them sepse as nuk e di dhe as nuk më intereson se e dashura e kujt (fjalën dashnore nuk e përdor si Rama) mund të jetë vajza e tyre. Unë nuk e di që Rama ka vajzë, por gjithsesi vajza e tyre, dmth vajza e Lindës dhe i bën nder Ramës që si njerk që është të shqetësohet për fatin e saj, është problem familjar.

Po bën shumë gabim që thotë gjëra që unë nuk kam thënë. Unë do ta padis dhe mezi po pres që ky ligj të anti-shpifje miratohet sepse do ta denoncoj sepse nuk kam thënë kurrë unë personalisht. Portali burim që hodhi një hipotezë se ajo vajzë bashkëjetonte me ministrin e Jashtëm ishte burimi. Burimi nuk është dënuar”, tha Zheji duke shtuar se “Ramës i duhet të vetëviktimizohet në mënyrë që të përligjë miratimin e këtij ligji.”

Moderatori shtoi se si deputet dhe kryeministër nuk e kap ligji, e kap Gjykata e Lartë. “Por Gjykata e Lartë nuk ekziston.”

Të fundit