Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zidane guxon shumë: Benzema si Ronaldo, pse nuk e fton Franca?
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka sponsorizuar sulmuesin e tij Karim Benzema. Ai mendon se lojtari duhet të grumbullohet nga tekniku Didier Deschamps.
"Ai gjithmonë ka dashur të luajë për kombëtaren franceze. Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh. Sidoqoftë, nga pikëpamja futbollistike, ai është më i miri. Unë mendoj se duhet patjetër ta ketë një vend në ekipin kombëtar francez. Kjo shkon përtej rolit tim, por patjetër duhet të thirret".
Tekniku francez ka guxuar ta krahasojë dhe me Cristiano Ronaldon, sigurisht për sa i përket shifrave të golave të shënuar, jo për cilësitë e tij si futbollist.
“Numrat e tij flasin vetë. Ata që e pëlqejnë futbollin e bukur e dinë që Karim është një lojtar cilësor. Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin tonë. E bën gjithçka shumë mirë. E vetmja gjë që ka ndryshuar, qysh nga momenti i largimit të Cristiano Ronaldo te Juventusi, është se Karim është më i pjekur. Ai është baba dhe shumë i mirë. Mjaft gjëra kanë ndodhur kohët e fundit, të cilat reflektohen prej tij në fushë. Jam shumë i lumtur për Karim. Është e vërtetë se ka kapërcyer një legjendë të këtij klubi, si Alfredo di Stefano. Ai tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi”.