Flash News

KRYESORE

Zidane nuk duron më, u jep ultimatum lojtarëve: Zgjohuni!

Zidane nuk duron më, u jep ultimatum lojtarëve: Zgjohuni!

Real Madridhumbi kundër Mallorcas me rezultatin 1-0. Madrilenët shijuan humbjen e parë në La Liga dhe humbën kreun e renditjes kundrejt Barcelonës. Trajneri Zinedine Zidane ka shpërthyer pas ndeshjes. Ai ka kërkuar që lojtarët e tij të zgjohen dhe të kenë vazhdimësi.

“Problemi më i madh është që duhet të tregojmë çdo tre ditë që jemi të fortë. Po hasim vështirësi dhe nuk po arrijmë ta tregojmë forcën tonë. Kemi nevojë për vazhdimësi dhe duhet të tregojmë në fushë që jemi një ekip i madh. Nuk mund të luajmë më si kundër Mallorcës.

Nuk po them që jam i shqetësuar, nuk më pëlqen ta përdor një fjalë të tillë, thjeshtë kemi nevojë për vazhdimësi. Duhet të luajmë me intensitet dhe nuk e bëmë diçka të tillë kundër Mallorcës“, përfundon trajneri i Realit.

Të fundit