Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
‘Zvarritja’ e konsensusit për reformën zgjedhore, Ngjela hedh dyshime për influencën serbe: Duan të hyjnë para Shqipërisë në BE
Avokati Spartak Ngjela e sheh me dyshim zvarritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore, teksa vijon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët e ShBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar për të arritur një konsensus.
Në analizën e mbrëmjes në Ora NeWs me gazetaren Matilda Mcini, Ngjela thotë se kërkesat e OSBE/ODIHR duhet të ishin mbyllur brenda një ore për t'i hapur rrugën Shqipërisë drejt integrimit europian. Ngjela mendon se në këtë zvarritje mund të ketë gisht influenca serbe, me argumentin se Serbia do që të futet para Shqipërisë në BE.
“Në çdo konflikt ka një qendër. Epiqendra e kësaj është që politika amerikane kërkon me çdo kusht të mbarojë reformën që ka paraqitur ODIHR sepse është kusht për integrimin në BE, hapi esencial bëhet sëshpejti. Merkeli ka dhënë kushtet kundër korrupsionit në Shqipëri, ata po bëjnë reformën në drejtësi. Politika e Europës Perëndimore nuk e bënte dot. Edhe politika shqiptare e di se ku është forca. Ata po kërkojnë dy gjëra. Të përfundojnë dy kushte që ka dhënë BE, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi e antikorrupsion. Po ta shohësh në syrin politik atëherë do kuptohet se kjo duhet për të kaluar këtë fazë preeliminare për të hyrë në BE.
Të dy palët që janë këtu janë të papërgjegjshme sepse nuk duhet ta kishin zgjatur fare bisedën por në funksion të interesit të Shqipërisë duhet thonin cilat janë interesat e ODIHR. Dhe brenda 1 ore t'i kishin mbyllur. Hidhej hapi për negociatat. Dy gjëra e trembin korrupsionin shqiptar, anëtarësimi në BE dhe dhe reforma në drejtësi. Këta humbasin pushtetin. Këshillin Politik, ata që nxjerrin pengesa nuk e di se kush i paguan. Ata që nuk duan avancimin e vendit tonë drejt BE. Ka një konkurencë Tirana me Beogradin se kush do të hyjë e para në BE. Dyshoj që është dhe influenca e tyre që të pengohet përparimi i Shqipërisë në BE. Sepse gjithë forcat serbe dhe ruse kërkojnë futjen e Serbisë përpara në BE. Në funksion të Kosovës po bëhet gjithçka. Në funksion të Kosovës po të hymë ne në BE, Kosova e ka më të lehtë ecurinë drejt europianizimit. Ky është konflikti politik”, tha Ngjela.