Flash News

KRYESORE

‘100 mijë euro për një pjesë toke’/ Santilo Basho mohon akuzat në Gjykatë: Nuk kam lidhje

‘100 mijë euro për një pjesë toke’/ Santilo

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën ‘arrest me burg’ për Santilo Bashon, i arrestuar pak ditë më parë në Selencisë të Vlorës sëbashku me vëllain e tij, Tesilvan Bashon.

Kjo masë sigurie është kërkuar më herët nga prokurori Anton Martini. Prokuroria e ka argumentuar këtë bazuar në kallëzimin e biznesmenit me inicialet S.H, i cili ka deklaruar se Santilo Basho i ka bërë presion për t’i dhënë 100 mijë euro në lidhje me një pjesë toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë.

Nga ana e tij, Santilo Basho e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti ske lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Santilo Basho në gjykatë raporton Balkanëeb.

Avokati i Bashos ka kërkuar nga ana e tij pushimin e çështjes, pasi sipas tij, biznesmeni ka zënë tokë e dy vëllezërve dhe ka paguar tokën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Nëse ka gjobëvënie është bërë nga i vëllai, Tesi Basho”, tha avokati.

Të fundit