
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
'17 maji i Dimrit'. Pse Ramës dhe Bashës u intereson 'paqja që solli tërmeti'

Alfred Lela
Tërmeti i 26 nëntorit nuk shembi vetëm ndërtesa, vrau dhe plagosi njerëz, por risistemoi edhe pretendimet apo frikërat politike në të dy kampet kundërshtare të Tiranës. Kryeministri, përgjatë gjithë mandatit të dytë qeveritar, ka qenë nën trysni të pareshtur, breshëritë e së cilës i vinin nga të katër anët. Duke filluar nga 'njollat' e ministrave të dyshuar si të korruptuar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme (rasti Tahiri) dhe deri te pamundësia për ta çelur kanat dritaren e integrimit, prej të çarës së të cilës duket vetëm aq shpresë sa për të mos ia shkrepur vetes.
Këto dhe dalja e opozitës nga sistemi, me pretendimin se nuk bashkëpunohet në një vend pa përfaqësim, i rënë nëpërmjet vjedhjes së zgjedhjeve, krijonin te një pjese e publikut, në mos nevojën, të paktën perceptimin se me këtë mbingopje retorike dhe luftë në terren vetëm zgjedhjet e parakohëshme do të ishin zgjidhja.
Mbi këtë trase hodhën hekur e beton edhe zgjedhjet e fund-qershorit të këtij viti, ku opozita nuk mori pjesë, gjë që ktheu reminishencën e votimeve njëpartiake të komunizmit. Opozita kërkonte zgjedhje të parakohëshme për të paketuar në një parlamentaret dhe lokalet, edhe pse një pjesë e komentariatit politik shprehej se Bashës nuk i interesonin; ngaqë nuk ishte gati, ngaqë nuk donte ta afronte humbjen, ngaqë vazhdonte të ishte poshtë në sondazhet e opinionit.
Si për të kundërshtuar këta zëra, por edhe për të mbushur një vakum që po hapej poshtë këmbëve të radikalëve opozitarë nga fakti se ardhja e shtatorit nuk po takohej me premtimin e kryetarit të PD se vjeshta do të vazhdonte 'revolucionin' që ndërprenë zgjedhjet e 30 qershorit, Basha i çoi bazës një qarkore dhe sekretarëve në qendër një porosi që të përgatiteshin për zgjedhje të parakohëshme. Sinjalet që i shkonin shtypit pro apo afër opozitës ishin të sprucuara me lëndë nga kjo shpresë.
Askush nuk mund të thotë, veç ideuesve të saj, se a ishte një shpresë për të mos i dhënë fund të gjithë shpresës apo një busull e qartë e strategjisë elektorale të PD.
Rama m'anë tjetër vazhdonte të rezistonte në jerm si ai kali që ujku shqyes i dukej mirazh ëndrre.
Derikur erdhi tërmeti që i shkundi kundërshtarët politikë duke i dhënë secilit nga një komfort të huaj për çdo shqiptar tjetër. Të zhytur në vilat e sigurta, të dyja në periferi të Tiranës, ata u hodhën në emergjencë me hovin e atyre që e dinë se bad news is not all bad.* Kryeministrit i jepej mundësia të rimishërohej në 2013-ën duke u riofruar si politikan i shpëtimit, rimëkëmbjejes, rindërtimit, new culture-it, apolitikës etj., duke i kthyer ERTV-së së tij zhanrin e munguar të aksionit. Kjo do të thoshte se sirenat e skandaleve të vjetra të mos ndillnin më askënd, siç do të thoshte se skandalet e reja duheshin kamufluar se s'bën. Me këtë rast që i dha tërmeti ai mund të shkonte i pashqetësuar elektoralisht deri në zgjedhjet e kalendarit: verë 2021.
Kryetari i PD mund të thuhet se u përshkrua nga e njëjta frymëmarrje lehtësimi. Tërmeti nuk e kushtëzonte më me hendekun e thellë mes retorikës së tij 'të ditës së kiametit' dhe pamundësisë që ta zgjidhte këtë ububu me mjete politike, si psh zgjedhjet e parakohëshme. Tërmeti u siguronte të gjithëve kohë për t'u shtrirë dhe për të lëpirë plagët e keqkuptimeve dhe të pamundësive. Në cinizmin mpirës që shoqëron portretizimin e tij si shef opozite, Basha nuk shihet veçse me syrin e një 'zeroje ekselente' që nuk prodhon ngjarje, por pret që ngjarjet ta prodhojnë atë.
Kështu, mes tij dhe Ramës, ndodhi Marrëveshja e dytë politike, 17 maji i dimrit, kësaj radhe pa kamera, shtrëngim duarsh, entuziazëm dhe pritshmëri, përmbyllur me ndonjë qokë a lëshim kompensues. Kësaj radhe kompensimi ishte të pajtuarit në heshtje se tërmeti futi mes dy ushtrive një Pax Albania të dëshiruar. Ironia është se Rama, sërish mund të jetë përfituesi i këtij pakti të heshtur: nëse Kryeministri do të komandojë aksionin e rindërtimit, duke u shfaqur, pa kaluar shumë, me 3D farfuritëse pallatesh dhe lagjesh të reja, cila është ngrehina politike që do të ngrejë shefi i PD?
*bad news is not all bad-lajmet e këqija nuk janë të gjitha të këqija
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29