Flash News

KRYESORE

24-vjeçari në Tiranë udhëton me 170 km/h, policia: Pezulluan 9 patenta

24-vjeçari në Tiranë udhëton me 170 km/h, policia:

Policia bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vijuar kontrollet me Radar në autostradën Tiranë-Durrës.

“24 vjeçari nga Tirana me 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.

Drejtuesi i mjetit kësaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë në banesë por pa patente.

Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin”, shkruan policia në rrjetin social Facebook.

Uniformat blu njoftojnë se janë pezulluar 9 patenta për shpejtësi që varionin nga 150-170 km/h.

 

Të fundit