Flash News

KRYESORE

26 ditë pasi i dha titullin Gjeneral major, Meta dekreton emërimin e Bajram Begajt si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të FA

26 ditë pasi i dha titullin Gjeneral major, Meta dekreton emërimin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Gjeneral major Bajram Rushit Begajt si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të FA në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije vetë Presidenca, ku përmes një njoftimi po ashtu bën një rezyme të karrierë ushtarake të Gjeneral majorit (titull të cilin Begaj e mbante që nga 3 korriku).

Begaj, i cili deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Dokrtinës dhe Stërvitjes, tashmë do të ketë një detyrë edhe më të rëndësishme atë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, detyrë që më parë e mbante Bardhyl Kollçaku.

Njoftimi i Presidencës:

29 korrik 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Major Bajram Begaj mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kush është Gjeneral Major Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

Drejtor i Spitalit Ushtarak,

Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Të fundit