Flash News

KRYESORE

28 deputetë të PS i bënë kërkesë, Ruçi ‘refuzon’ të shkarkojë Arben Malajn: Është kompetencë e qeverisë

28 deputetë të PS i bënë kërkesë, Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi duket se nuk ka qenë pro nismës së 28 deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë seancës së sotme dhe të fundit për këtë sesion, Ruçi sqaroi se kërkesa i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë dhe se është po ai që nis procedurën e shkarkimit dhe jo deputetët.

“Ju njoftoj se nga 28 deputetë është depozituar kërkesa për shkarkimin e zotit Arben Malaj, anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë për ‘cenim të kodit të sjelljes’ lidhur me veprimtarinë politike dhe publike. Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë. Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedura të tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet e mandej seanca e parlamentit”, u shpreh Ruçi.

Të fundit