Flash News

KRYESORE

“30 qershori i pavlefshëm”, Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Voltana Ademit për të gjykuar ligjshmërinë e zgjedhjeve

“30 qershori i pavlefshëm”, Gjykata Kushtetuese pranon

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Ademi depozitoi në korrik kallëzimin penal për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë pa iu nënshtruar asnjë presioni politik.

Tre gjyqtarë kushtetues në Dhomën e Këshillimit kanë vendosur që ta kualifikojnë padinë e Voltana Ademit. Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kujtojmë se në dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrim edhe padinë e presidentit Meta për shfuqizimin e ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Të fundit