Flash News

KRYESORE

4 viktima nga covid-19 në 24 orë, mes tyre profesori i mjekësisë

4 viktima nga covid-19 në 24 orë, mes tyre profesori i

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes të cilëve edhe mjeku i Infektivit, Arjan Pushi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar së fundmi edhe 69 raste të reja pozitivë, duke e çuar numrin total të personave aktivë me covid-19 në 1014 në rang vendi.

"Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Po ashtu, sot ka humbur jetën edhe një mjek i infektivit, duke shënuar kështu viktimen e pare nga radhët e bluzave të bardha.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës", tha Dr. Flutura Beqo, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lexo edhe: Të prekurit me covid-19 në Shqipëri e tejkalojnë 1 mijë persona, nga sot 4 vatra ‘të nxehta’  

Të fundit