Flash News

KRYESORE

'A është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente?' Pikëpyetja e madhe që qëndron pas "izolimit" të spitaleve ku trajtohen rastet me Covid

'A është burg i sigurisë së lartë, bëhen

“A është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente?”, kjo është hija e madhe e dyshimit që ngreh mjeku Artan Koni referuar spitalit të infektivit. Në një intervistë për “Tempora”, ndërsa flet për situatën e pandemisë, Koni shprehet se asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale dhe se të infektuarve iu merren telefonat që të mos bëjnë foto, video apo të komunikojnë me familjarët.

“Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët.

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-tën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vi fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes”, ka thënë ndër të tjera Koni.

Të fundit