Flash News

KRYESORE

A ka frikë Kryemadhi për arrestimin e Metës?

A ka frikë Kryemadhi për arrestimin e Metës?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” shprehet se nuk ka frikë për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Ajo argumenton se ka pasur tentativa për arrestimin e tij edhe në të kaluarën, që kanë dështuar ndërsa shton se Meta është i pastër si kristali.

 Fare. Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vitë që grupe të vogla antishqioptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, që duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shenjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë.

Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerzëve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej  Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”, deklaroi ajo.

Të fundit