Flash News

KRYESORE

Ademi: Unë do vazhdoj të jem kryebashkiake e Shkodrës, farsa që ndodhi sot do të zhbëhet

Ademi: Unë do vazhdoj të jem kryebashkiake e Shkodrës, farsa

Në një dalje publike, kryetarja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke falenderuar qytetarët shkodranë për shembullin që dhanë me rezistencën e tyre, tha se do të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës.

Ajo u shpreh se votimet e 30 qershorit janë një farsë që do të zhbëhen, ashtu siç, sipas saj,  do të zhbëhet ajo që ndodhi sot në Shkodër.

“Qyteti dhe Bashkia e Shkodrës u përkasin shkodranëve dhe askujt tjetër. Jam e emocionuar që qytetarët e Shkodrës i kanë dhënë shembullin më të mirë gjithë Shqipërisë. Votimet e 30 qershorit, një farsë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë do të zhbëhen. Këtë e thonë qytetarët, shqiptarët, e thonë zonjat dhe zotërinjtë e Shkodrës. Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam dhe ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë nga ana tjetër që të jem krybashiake e Shkodrës deri në momentin kur ne shqiptarët në shkodër të sigurojmë zgjedhje të vërteta, ku të gjithë mund të zgjedhim të lirë”, u shpreh Ademi.

Ajo theksoi se ajo që ndodhi në Shkodër ditën e sotme ishte një demonstrim i së vërtetës për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar të vërtetën e dhimbshme të shqiptarëve që, sipas saj, nuk do të lodhen kurrë së kërkuari të drejtën.

“Nuk mundet askush të vendosë në emër të shkodranëve dhe shqiptarëve”, tha Ademi në mbyllje të fjalës së saj.

Të fundit