Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Akordi flitej prej ditësh, Juventusi bën të ditur rinovimin e fundit
Juventusi ka zyrtarizuar rinovimin me mesfushorin (e kthyer në mbrojtës krahu këtë sezon) Juan Cuadrado. Marrëveshja ndërmjet palëve ishte përmendur prej ditësh, por zyrtarizimi ka ardhur sot nga klubi bardhezi.
Kolumbian ka firmosur kontratën e re, e cila e lidh e me "Zonjën e vjetër" deri në verën e vitit 2022. Cuadrado është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2015. 31-vjeçari këtë sezon po aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë nga Sarri dhe mbetet titullar i padiskutueshëm në 11-shin e këtij të fundit.
Pritet që Juventusi brenda këtij viti të bëjë edhe dy rinovime të tjera, por emrat do t'i mësojmë së shpejti nga mediat italiane. Dihet vetëm që gjithsej bëhet fjalë për tri firma, para se të vijnë festat e fundvitit.