Flash News

KRYESORE

Aksident masiv, përplasen pesë makina

Aksident masiv, përplasen pesë makina

Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën e Kombit pasditen e së enjtes.

Pesë makina janë përplasur mes tyre në afërsi të Rrëshenit. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në këtë aks.

Sipas informacioneve nuk flitet për persona të dëmtuar, përveç dëmeve materiale. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të fundit