Flash News

Bota

Finlanda miraton ligj për ndalimin e celularëve në shkolla

Finlanda miraton ligj për ndalimin e celularëve në shkolla

Parlamenti finlandez ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë nga nxënësit gjatë orëve të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme. Ky vendim vjen si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar përqendrimin dhe cilësinë e të nxënit në shkolla.

Sipas ligjit, nxënësit do të duhet të marrin leje nga mësuesit për të përdorur celularin gjatë ditës shkollore, për shembull në raste që lidhen me procesin mësimor ose për arsye shëndetësore. Jashtë orëve të mësimit, përdorimi i pajisjeve do të jetë i kufizuar dhe i lejuar vetëm në rrethana të caktuara.

Një tjetër dispozitë e rëndësishme e ligjit është se mësuesit do të kenë të drejtën të konfiskojnë përkohësisht celularin e nxënësit nëse konsiderohet se po ndërhyn në mësimdhënie ose pengon të nxënit.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 gusht, menjëherë pas përfundimit të pushimeve verore.

Finlanda i bashkohet një sërë vendesh evropiane që tashmë kanë marrë masa të ngjashme. Danimarka i ka ndaluar telefonat në të gjitha shkollat, Franca ka zgjeruar kufizimet, ndërsa Norvegjia ka vendosur një kufizim moshe për përdorimin e rrjeteve sociale. Edhe në Britani, shumica e shkollave kanë aplikuar ndalime, ndonëse mungon një ligj i posaçëm për këtë çështje.

Të fundit