Flash News

KRYESORE

Akuza të forta nga Kosova: De Biasi tentoi të vidhte lojtarët tanë në hotel!

Akuza të forta nga Kosova: De Biasi tentoi të vidhte lojtarët

Shqipëria dhe Kosova mund të përplasen sërish, apo krijojnë më shumë hatërmbetje mes tyre. Ish-trajneri i "Dardanëve", Albert Bunjaku, ka treguar një prapaskenë mjaft interesante ku tekniku i Shqipërisë, Gianni de Biasi dhe ndihmësi i tij, Paulo Tramezzani, kanë tentuar t'i marrin lojtarët në miqësoren e zhvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.

"Ajo ndeshje miqësore u luajt në Prishtinë dhe përfundoi me barazimin 2-2. Gianni De Biasi bëri disa veprime aspak të mira gjatë qëndrimit në hotelin 'Emerald'. Ai së bashku me Tramezzanin iu hynë në dhoma të hotelit lojtarëve të Kosovës, Hekuran Kryeziut dhe Bersant Celinës, duke u përpjekur t’i bindin që të luanin për Shqipërinë. 

"Shqipëria i kishte kriju themelet, mandje ndërtoi katin e parë. Me kualifikimin në Europianin e Francës, për mendimin tim kishte ndërtuar edhe katin e dytë. Pra, ne duhet t'i ndihmonin të ngrinin katin e tretë. Meqenëse e kisha atë detyrë, të krijoja kombëtaren e Kosovës, për mua ka qenë e rëndësishme të mbështetesha te Bersant Celina, Hekuran Kryeziu e lojtarët e asaj kohe. Po, De Biassi ka tentuar t'i bindë që t'i bashkohen Shqipërisë, edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mua ka qenë pak e rëndë”.

Të fundit