
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Jasmina Llukaç / Demostat
Alabin Kurti fitoi vetëm 4.000 vota më shumë sesa Lidhja Demokaratike e Kosovës e kryeministrit të dikurshëm Isa Mustafa, e cila është në vendin e dytë. Megjithatë, Kurti që nga 6 tetori performon në stilin prej fitimtari absolut. Mediat në rajon, si edhe oponioni publik liberal beogradas, e paraqesin si ylli i ri politik në Ballkan, megjithëse Albin Kurti nuk është i tillë. Ai u gjend përsëri në këtë pozicion prej ylli, pra si të thuash është „fytyrë e vjetër“ në një rol të ri politik. Dhe kjo jo në rol tërësisht të ri. Në vitin 2017 pati një rezultat zgjedhor që i pati dhënë mundësinë të performonte si kryeministri i ri i Kosovës. Vetëvendosja e tij atëbotë pati fituar vetëm 8.000 vota në ndryshim nga këto 197.000 që fitoi herën e fundit. Pas atyre zgjedhjeve të qershorit 2017, në shtator të po atij viti, në sajë të votave të Listës srpska, u pat formuar qeveria e Ramush Haradinajt.
Tani Kurti gjendet në një periudhë të rrezikshme dhe të ndjeshme, kur nga fushata për fitimin e zgjedhjeve, i duhet të hyjë në mandatin qeverisës. Duket qartë se kësaj here është përgatitur më mirë sesa në ato ditët e viti 2017- të gjithë deklaratat e tij të tanishme duken të menduara mirë dhe tregojnë së ka një plan shumë më serioz për marrjen e postit të kryeministrit.
Por, nuk varet vetëm nga Kurti nëse plani i tij do të ketë sukses, por, në pjesën që ka të bëjë më vetë atë, duhet nënvizuar se është përzierë shumë në mesazhe kundërthënëse në një përjetim politik të njëjtë. Për këtë ai, deri diku, është i ngjashëm me politikanë të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë, përfshirë edhe Aleksandër Vuçicin. Prej këtu del edhe pritmëria e Beogradit se ai do të detyrohet të bëjë të njëjtën gjë si edhe Vuçiçi- të fitojë vota dhe të bëjë të mundur me Beogradin ndonjëfarë marrëveshje të cilën sa ishte në opozitë e pati kritikuar. „Fjalimi i të kundërtave“ i Vuçicit është tashmë i njohur mirë për të gjithë. Ky i Kurtit duket ri dhe më i sinqertë, por në fakt daton që prej 20 vjetësh. Në atë kohë Kurti ishte demonstrant i ri dhe i punësuar në zyrën e 'babait' të popullit shqiptaro-kosovar Adem Demaçi. Por dinte mirë të binte në sy dhe të bëjë të mundur që gazetarët ta përmendin me rastin e demonstratave. Pjesërisht për flokët e gjatë kaçurrela të lyer dhe pjesërisht se ishte në gjendje t’i fliste policisë serbe të rreshtuar në kordon direkt përballë tij. Të bënte një hap përpara dhe t’u thoshte policëve poërballë se po mbrojnë regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviçit, dhe kur udhëheqësi i policisë i pati thënë: „A mos je Denis Rodmani“ (basketbollist i njohur i asaj kohe)“ ai ia pati kthyer: „Jo, jam Marko“ (Marko Millosheviçi, djali i S. Millosheviçit).
Në ndryshim nga Hashim Thaçi, i cili si të thuash është „zbarkuar“ në estabilishment, sepse ai thjesht u shfaq në bisedimet e Rambujesë në vitin 1998, si përfaqësues i krahut politik të UÇK-së, Kurti ndau fatin me popullin e thjeshtë. Vitet e luftës nuk i kaloi nëpër „pyje“ duke gjuajtur me armë kundër ushtrisë dhe policisë serbe, por në burg në Pozharevac e kësisoj, pozicioni i tij është disi ndryshe. Ai do të ketë më shumë të drejtë të nënvizojë viktimat e shqiptarëve, sesa pjestarët e UÇK-së, të cilët kërkohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, dhe nëpunësit e tyre të rinj si puna e Petrit Selimit apo Vlora Çitakut...
Duke zbatuar eksperiencën e fituar nëpër demonstrata të cilat i shpërndante policia serbe, Kurti prakitikisht ia arriti të hedhë poshtë Marrëveshjen e Brukselit në Parlamentin e Kosovës dhe të pengojë krijimin e Bashkësisë së komunave serbe. Pasuesit e tij të Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës, u arrestuan, bënë grevë urie, dhe madje deklaruan se policia e Millosheviçit ka qenë më pak brutale. Përpjekjet për ta dobësuar këtë lëvizje duke e ndarë në dy klube deputetësh, dhe fakti që Kryetari i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti kaloi në anën e Haradinajt, nuk e zvogëluan frymën e tyre luftarake. Vetëvendosja kreu edhe një sërë aksionesh ndër të cilët është ai kur marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, mezi kaloi në parlament dhe kjo edhe përkundër mbështetjes dashamirëse të Milo Gjukanoviçit për pavarësinë e Kosovës. Në raport me Bashkësinë e komunave serbe ajo marrëveshje ishte një shaka e vogël. Tani në lidhje me çështjen e Bashkësisë së komunave serbe del pah shkathtësia e Kurtit që nga idetë politike të marrë atë që i pëlqen dhe që është në favor të idesë së tij të zjarrtë mbi Kosovën si shtet shqiptar. Bashkësia e komunave serbe për të është një Republikë e re Srpska në Ballkan, gjë e cila nuk duhet lejuar. Dhe kjo edhe përkundër faktit se pushteti në Beograd vazhdimisht nënvizon integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe ambsadori i Serbisë e ka zyrën në Sarajevë, dhe respekton të gjitha projektet dhe iniciativat europiane që kanë të bëjnë me Bosnjë e Hercegovinën.
Lëvizja e Kurtit, ose më mirë të themi partia, emërtohet Vetëvendosje, por për të, serbët në Kosovë nuk kanë të drejtë për vetëvendosje, ose se e kanë humbur atë për shkak të Millosheviçit, ose se kjo është ekskluzivisht e drejtë e popullit shqiptar. „Në Kosovë kishte një konflikt mes shqiptarëve si popull dhe Serbisë si shtet- dhe jo mes shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët janë popull i fortë, ndërsa Serbia është shtet i fortë. Shqiptarët si komb janë më të fortë sesa serbët, por Serbia është përherë më e fortë si shtet. Nuk Ballkan nuk ka luftë pa Serbinë, dhe nuk ka paqe pa shqiptarët“, deklaron tani Albin Kurti për BBC në gjuhën serbe, gjë të cilat janë fjalë të mëdha dhe mendime poetike, por pa domethënie reale politike.
Nga Bashkimi Europian Kurti pret ndonjëfarë plane të veçantë për Ballkanin, diçka si puna e Planit Marshall për Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Përveç ndihmës ekonomike, ky plan, sipas tij, duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjidhjes së problemeve të qyteteve të ndara, në të cilët ai numëron Brçkon, Mostarin, Mitrovicën dhe Shkupin- dhe largimin nga pushteti të liderve autoritarë.
Te kjo e fundit duhet të ndalemi pak. Disa organizata që merren me vlerësime gjeopolitike pohojnë se është e mundur një strategji e re më e thellë e Perëndimit për Ballkanin, qendër graviteti e kryqëzimeve të ndikimit ekonomik të Kinës dhe fuqisë së butë të Rusisë. Sepse, Pekini „punon“ me liderët autoritarë dhe me stabilokratët, që garantojnë projekte ekonomike për të cilët bihet dakord. Për këtë është e nevojshme të mbyllet ky kanal ndikimi, në mënyrë të tillë që të mbështeten qeveritë „demokratike“, krahas njëfarë rreziku nga kaose të vogla, ose më mirë të themi njëfarë destabiliteti politik. Këto ndryshime duhet të sjellin edhe rinovimin e mitit mbi vlerat perëndimore- demokraci, liri e shtypit, shtet të së drejtës... që gjë do të jetë një përgjigje e fuqishme ndaj filmave të rinj rusë, muzikës, librave etj (fuqia e butë).
Ky do të ishte misioni i vërtetë i Riçard Grenellit, ambasadorit në Berlin, të cilin Donald Trampi e emëroi si të dërguar special për „bisedime paqe“ mes Beogradit dhe Prishtinës, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë, dhe i cili pas tri ditësh nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve vizitoi Prishtinën e pastaj Beogradin. Nëse Grenelli sjell „litarin prej mëndafshi“ për stabilokratët, kjo do të thotë se Kurti ka marrë mbeshtetje që të bëjë një qeveri (demokratike) dhe ndoshta Aleksandër Vuçiçit nuk i është imponuar rastësisht „konopi për varje“, të cilin ai e përmendi kur po u shpjegonte gazetarëve situatën e bisedimeve me Prishtinën.
*Përktheu per Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29