Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës: Jam gati të bashkëpunoj me Ramën për Shijakun, s’e pyes opozitën në këtë drejtim

Aleati i Bashës: Jam gati të bashkëpunoj me Ramën për

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur se është i gatshëm t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeministrit Edi Rama për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim për Ora News, Duka tregon se si mund të realizohet ky lloj bashkëpunimi.

“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje. Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë. Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj”, u shpreh Duka.

Të fundit