Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Reforma zgjedhore mund të sjellë qeveri kujdestare

Alibeaj: Reforma zgjedhore mund të sjellë qeveri kujdestare

Ish-deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj mendon se rrugët për të shkuar në zgjedhje të parakohshme janë të pafundme. Ai nuk e përjashton mundësinë që prej reformës zgjedhore të dalë si produkt krijimi i një qeverie kujdestare.

“Që të shkojmë te institucionet e reja do të duhet që organi bazë, parlamenti, do të duhet të burojë nga vota e lirë. Në atë që ne quajmë strategji, do përdorim  të gjithë aletatët tanë, ndërkombëtarët dhe qytetarët që duan ta rrëzojnë regjimin dhe së treti të krijojmë kushtet të garës së barabartë.

Pse të mos parashikoni ju që si produkt i reformës zgjedhore do të dalë qeveria kujdestare? Rrugët për te Zoti janë të pafundme. Rrugët për të krijuar barazi mes aktorëve duke eliminuar të gjithë krimin dhe paratë e krimit janë të pafundme.”, tha Alibeaj në Ora news.

Të fundit