Flash News

KRYESORE

Analisti Gjekmarkaj: Braçe ruhej mos të dilte me Metën në kamera, ka frikë nga Rama

Analisti Gjekmarkaj: Braçe ruhej mos të dilte me Metën në

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se e majta ka bërë propagandë me “Konferencën e Pezës”. Në emisionin “Real Story”, ai it ha kryebashkiakut Erion Veliaj se të majtët nuk respektojnë presidentin e vendit, Ilir Meta. Ai solli rastin e zv/kryeministrit Erion Braçe në ceremoninë e sotme në Pezë, i cili ruhej mos të dilte në kamera me kreun e shtetit.

“E majta është sjellë në mënyrë të padenjë ndaj kësaj konference, ka bërë më shumë propagandë. Unë çmoj një gjë te ajo e kryetarit, të paktën nga pikëpamja njerëzore komunikon me presidentin. Ndërsa Brace ruhej që kamera të mos e kapë me të, që kur të shkojë në zyrë t’i thotë kryeministrit që ja unë nuk flas me të. Mendoj se ai është presidenti i vendit dhe duhet respektuar.”

Kurse Veliaj iu përgjigj se Braçe nëse e ka diçka, e thotë hapur.

“Unë e thash me dashamirësi që në këto dy pika nuk bie dakord me Presidentin. Brace po ka diçka për ta thënë, e thotë fare. Nuk mund të lexojmë shumë nga shenjat, është më i pakompleksuari. Sot nuk kishte një ligjëratë historike në Pezë.”

Të fundit