Flash News

KRYESORE

Anglia heq karantinën e detyruar për 56 vende, përjashtohen Shqipëria e Kosova

Anglia heq karantinën e detyruar për 56 vende, përjashtohen

Autoritetet britanike kanë hequr masën e karantinës 14-ditore për qytetarët e 56 vendeve.

Autoritetet publikuan lisën e vendeve qytetarët e të cilave nuk do ti nënshtrohen karantinës nëse hyjnë në këtë shtet.

Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.

Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.

Gjithashtu Kosova dhe Shqipëria nuk bëjnë pjesë në listë.

Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.

"Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll", tha në një konferencë për media kryeministri britanik, David Cameron, raporton REL.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 44,000. Ndërsa të infektuar ka mbi 285,000. SHBA-ja është e para edhe me numër të të prekurve, edhe të viktimave në gjithë botën.

Në të gjithë globin koronavirusi ka prekur rreth 11 milionë banorë. 522, 000 prej tyre kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar.

Të fundit