Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani njofton kur do të dalë libri në shitje dhe ku do mund ta gjeni

Arbana Osmani njofton kur do të dalë libri në shitje dhe ku do
Arbana Osmani prej disa muajsh ka bërë me dije në rrjetet e saj sociale se po merret me librin e dytë të gatimit. Pas suksesit me librin e parë, Arbana vjen me "Receta për 5 minuta" ku vazhdimisht ka ndarë më ndjekësit e saj momente kur ajo përgatitej për librin. Gatimet e saj, recetat e të cilit gjenden në librin që do dalë shumë shpejt, i ka ndarë dhe me miqtë e saj të cilët i ka ftuar në shtëpi. Në një postim në Instagram, Arbana ka njoftuar se libri do të dalë me 13 nëntor në Panairin e Librit: "Se bashku me Jonin😊, jemi te lumtur t’ju bejme me dije se Libri im i ri “Receta per 5 minuta” do te dale ne 13 Nentor ne Panairin e Librit ne Tirane, ne te gjitha librarite e Shqiperise dhe Kosoves si dhe do te shitet online ne te gjithe boten ne ëëë.amazon.com. Photo credits @eduartgrishaj Se bashku me Jonin😊, jemi te lumtur t’ju bejme me dije se Libri im i ri “Receta per 5 minuta” do te dale ne 13 Nentor ne Panairin e Librit ne Tirane, ne te gjitha librarite e Shqiperise dhe Kosoves si dhe do te shitet online ne te gjithe boten ne ëëë.amazon.com. Photo credits @eduartgrishaj"- shkruan Arbana në Instagram.  

Të fundit