Flash News

KRYESORE

Ardit Gjebrea i rikthehet dashurisë, në një duet në Kënga Magjike

Ardit Gjebrea i është larguar skenës së muzikës prej vitesh dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të publikut për rikthimin në skenë, Arditi ka refuzuar duke treguar se është zhgënjyer nga muzika dhe kërkesat e tregut muzikor në Shqipëri.

Por me sa duket, Gjebrea këtë herë ka vendosur të rikthehet duke lënë pas paragjykimet dhe të bëjë atë që do më shumë, të këndojë. Përmes një fotoje të postuar në Instagram Ardit Gjebra ka njoftuar se pafilluar punën për këngën e tij, duke i besuar tekstin Olti Currit dhe padyshim që e veçanta e ksaj kënge do të jetë Anna Gjebrea. Kjo këngë do të jetë edhe surpriza e këtij viti në “Kënga Magjike”.

Kujtojmë që moderatori, më herët ka postuar një video në Instagram ku shfaqet Anna duke kënduar një këngë për Shqipërinë me rastin e festave të nëntorit.

“Në studion e @darkodimitrov ...sepse këtë herë i rikthehem dashurisë - këngës 😉 me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea ❤ #kengamagjike2017 #PerTy” – shkruan Arditi në Instagram.

Të fundit