Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Suela Mustës, gazetarët protestë para Prokurorisë: Heshtje për dosjet e bujshme, kapen me gazetarët

Gazetarë dhe qytetarë kanë zhvilluar sot një protestë paqësore para Prokurorisë së Përgjithshme në mbështetje të gazetares, njëherësh zyrtares të AMA-s, e cila u arrestua gjatë operacionit “Krasta” në Elbasan (u liria dje).

Gazetarja Klodiana Lala tha se Musta nuk përbënte kërcënim, ndërkohë që për dosjen 339 dhe ish ministri Tahiri askush nuk është prapa hekurave.

"Ne kemi dhënë masa më të lehta për politikanë të korruptuar, për banda kriminale. Pse duhej të jepej një masë e tillë kur mund të hetohej në gjendje të lirë. Sa herë ju prezantohet e kujtohet karta e vettingut prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë çfarë ju thonë. Jam e interesuar që Suela të na dëshmojë se ajo është e pafajshem ashtu siç ne e njohim për profesionalizmin e saj.

Drejtësia të mos veprojë me urdhra politikë, asnjë drejtues politik nuk është arrestuar, pasi prokuroia ka probleme me aftësinë për të hetuar. Drejtësia duhet të jetë më e kujdesshme ndaj gazetarëve dhe çdo lloj qytetari. Kemi dosjen 339, dosjen Tahiri etj, dhe askush nuk është prapa hekurave, por kemi Suela Mustën që nuk përbën kërcënim, tentativë për të manipuluar provat apo për të ikur nga vendi", tha Lala.

Të fundit