Flash News

KRYESORE

Arrestohet 36 vjeçarja shqiptare në Romë, u kap me 7 kg heroinë

Arrestohet 36 vjeçarja shqiptare në Romë, u kap me 7 kg

E mbante heroinën në një dollap, të ndarë në 13 pako. Por karabinierët italianë arritën që ta gjenin lëndën narkotike në banesën e shqiptares me inicialet H.A, 36 vjeç që banonte në Romë. Ajo akuzohet për zotërim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kishte disa javë që agjentët kishin rënë në gjurmë të aktivitetit të gruas shqiptare. Ata nisën ta vëzhgonin atë, pasi kishin parë persona të ndryshëm e jo të zonës që shkonin në banesën e saj e iknin.

Gjatë mëngjesit të së martës, ndërsa 36 vjeçarja po kthehej në shtëpi, agjentët e ndalën dhe i kërkuan dokumentet.

Ajo reagoi mjaft nervoze, e kjo bëri që karabinierët të dyshonin. ata i kontrolluan çantën ku gjetën 175 euro dhe tre celularë. pasi u futën në shtëpi gjetën heroinën, me peshë 6.7 kg, mbështjellës të substancës dhe peshore për ndarjen e dozave.

Të fundit