Flash News

KRYESORE

Arrestohet biznesmeni i 17-të i akuzuar për abuzime me TVSH-në

Arrestohet biznesmeni i 17-të i akuzuar për abuzime me TVSH-në

Një tjetër biznesmen i shpallur në kërkim si i dyshuar për abuzime me TVSH-në u vu në pranga nga Policia e Tiranës. në total numri i personave, të cilët kishin krijuar nj skemë nga ku përfitonin financiarisht ën dëm të shtetit shqiptar ka shkuar në 17.

Policia njoftoi se në pranga ra Agim Kola, administrator i kompanisë Rrugë Sinjalistike “Mirembajtje & Hidro Company”.

Arrestimi më herët i 16 biznesmenëve nga Policia e Tiranës tërhoqi vëmendje, pasi ata dyshohen se i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 30 milionë eurosh. Por Gjykata e Tiranës në seancën e parë vendosi që për 10 nga 16 të arrestuarit të japë masën “Arrest shtëpie”, kurse për 6 të tjerët masën “arrest me burg me afat 20 ditor.

Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit kishte disa muaj që po hetonte të ndaluarit, për abuzime me skemën e TVSH-së.

Biznesmenët dhe administratorët e firmave, kryesisht në fushën e ndërtimit, kryenin shitje dhe blerje me fatura fiktive, e më pas rimbursoheshin nga shteti duke shkaktuar një dëm financiar në miliona euro. Akuzat ndaj tyre janë krijimi i skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

Të fundit