Flash News

KRYESORE

Arrestohet një tjetër i fortë nga Shijaku, do ekstradohet në Itali

Arrestohet një tjetër i fortë nga Shijaku, do ekstradohet në

Brenda pak ditësh arrestohet edhe i dyti “i fortë” nga Shijaku. Kësaj here është një 50-vjeçar nga Shijaku, i cili është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi në Itali. Policia sqaron se në pranga u vu Riza Sheshi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Gjykata e Genovës në  Itali ka  lëshuar për Sheshin urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416  të Kodit Penal Italian”, informon policia.

Arretimi i 50-vjecarit u bë nga  specialistët për Hetimin e  Trafiqeve në drejtorinë e policisë Durrës.

Pak ditë me parë u arrestua Durim Keçi, ndërsa ditën e djeshme Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi në Itali. Keci ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

 

Të fundit