Flash News

KRYESORE

Artjola Toska zbulon sa paguhet nëpër dasma

Artjola Toska zbulon sa paguhet nëpër dasma

Artjola Toska është një ndër këngëtaret më të kërkuara nëpër dasma.  E ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo u pyet se sa është shuma që merr për një dasmë.

“Zakonisht nëpër dasmat e Shqipërisë së mesme, funksionon me bakshishe. Dhe sikur edhe 200 mijë lekë të hidhen, kur hidhen të thyera duket sikur sa lekë janë hedhur, kështu që nuk hyj tek më të paguarit”, u shpreh Artjola.

Ajo tha gjithashtu se “sigurisht hyj tek të paguarit mirë sepse përderisa këndoj live 5 deri 6 orë, ka raste edhe 7-8 orë, edhe vlerësimi duhet të jetë i lartë”.

 

Të fundit