Flash News

KRYESORE

Atentat në Peqin/ Plagoset 31-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal dhe dhëndër i një prej kapobandave të ’97

Atentat në Peqin/ Plagoset 31-vjeçari, me precedentë të

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Peqin pasditen e kësaj të premte. Mësohet se i plagosuri është një 31- vjeçar i identifikuar si Besmir Hakballa.

31-vjeçari është dërguar në fillim me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është drejtuar drejt Traumës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq nga hetimet e bëra policia ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Adriatik Mezja. Mezja sipas policisë është person me precedentë penale, i cili para disa muajsh ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.

Po ashtu, bëhet me dije se i plagosuri Besmir Hakballa është dhëndri i Tan Kateshit, i dënuar me burgim të përjetshëm, dhe një prej kapobandave gjatë trazirave të ’97. 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.Mezja, ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit